Skenderaj/76 vjet shkollë!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 30, 2022
Updated 2022/05/30 at 10:34 AM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Idriz Barani” në Klinë të Epërme, ka kremtuar sot ditën e themelimit, duke shënuar kështu 76 vjetorin, me një program të organizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e saj.

Në njoftimin e shpërndarë në llogarinë e saj në facebook, thuhet: “Të ftuar ishin edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku me bashkëpunëtorë, prindër dhe qytetarë.

Në fjalimin e tij, kryetari Nura, duke i përgëzuar të gjithë nxënësit, personelin dhe qytetarët e këtij lokaliteti, me rastin e ditës së shkollës, ka thënë se Komuna do të vazhdojë me përkushtim të ofrojë kushte të favorshme për cilësi në arsim, duke kërkuar angazhim nga të gjithë faktorët e kyçur në proces.

Edhe drejtori i shkollës, Sami Tahiraj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërsa ka folur edhe për historikun e institucionit arsimor.

Në fund të fjalimeve, nxënësit kanë shfaqur programin artistik, me këngë, valle e recitale”.

Share this Article