Skenderaj/Ja kush mund të regjistrohet në Shkollën “Shaban Jashari”

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 30, 2022
Updated 2022/05/30 at 3:18 PM

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Shkollës “Shaban Jashari”:

“Drejtoria e Shfmu “ Shaban Jashari” në Skenderaj, njofton prindërit e fëmijëve të cilët kanë mbushur moshën për regjistrimin në klasën përgatitore dhe në klasën e parë se, regjistrimi i fëmijëve do të fillojë nga data 01.06.2022 dhe do të zgjas deri më 20.06.2022.

Në shkollën do të regjistrohen fëmijët e këtyre lagjeve dhe fshatrave:

Lagja 1

Lagja e Jasharajve- Prekaz i Poshtëm

Lagja e Dushkolli- Prekaz i Poshtëm

Fshati, Klinë e Poshtme

Fshati, Klinë e Mesme deri te rrethi i fshatit

Për regjistrimin e fëmijëve prindërit duhet të sjellin në shkollë:

Çertifikatën e lindjes së fëmijës

Çertifikatën e vendbanimit

Faturën e fundit të rrymës ( në emër të prindit).

Regjistrimi për klasën përgatitore bëhet tek zv. Drejtori i shkollës, ndërsa për klasën e parë, tek Pedagogu i shkollës.

Faleminderit për mirëkuptim!”

Ju urojmë të gjithë të mirat!

Share this Article