Skenderaj/Festa e 1 Qershorit

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 1, 2022
Updated 2022/06/01 at 4:33 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Dita e Fëmijëve, sot janë organizuar një sërë aktivitetesh argëtuese, zbavitëse e garuese nga fëmijët e shkollave të komunës së Skenderajt, në një organizim madhështor të Drejtorisë Arsimit, i cili është mbajtur në Palestrën e Qytetit.

“Edhe Kabineti i Kryetarit Fadil Nura, ka organizuar pritjen për fëmijët, me c’rast është “zgjedhur” kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Valton Zyhrani, të cilin në mënyrë zyrtare e ka prit kryetari Nura, në zyrën e tij.

Simbolikisht në shënim të ditës, Nura ia ka dorëzuar mandatin “kryetarit” të fëmijëve, ndërsa ka paraqitur edhe kabinetin e tij udhëheqës.

Më pas, në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur Asambleja e Fëmijëve, ku fëmijët në rolin e anëtarëve ekzistues të Kuvendit, kanë diskutuar për problemet dhe hallet që qyteti ynë ka.

Pas këtij aktiviteti, në praninë e një numri të madh të fëmijëve, në Palestrën e Qytetit, kanë zhvilluar programin madhështor, me këngë, valle, recitale e gara mes vete”.

Share this Article