Skenderaj/Këto rrugë në qytet do të shtrohen në kubëza

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 1, 2022
Updated 2022/06/01 at 8:31 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se sot kanë nisur punimet në dy lagjet e qytetit tonë (lagja 1 dhe 5), në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në zonën urbane.

“Kësisoj, në kuadër të projektit, do të shtrohen në kubëza betoni rrugët brenda këtyre lagjeve.

Për të parë nga afër nisjen e punimeve, kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar lagjet 1 dhe 5, ku është kërkuar nga punëkryesi cilësi të punimeve.

Komuna e Skenderajt është në vlugun e madh të realizimit të projekteve si në infrastrukturën rrugore, kanalizime, ujësjellës, bujqësi, shërbime publike dhe projekte të tjera, në funksion të rritjes se cilësisë së jetesës”.

Share this Article