Skenderaj/Bleard Meha promovon libër

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 2, 2022
Updated 2022/06/02 at 7:06 PM

Në praninë e dashamirëve të librit dhe letërsisë, sot në sallën e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, është promovuar libri “Udhëtarët që harrojnë”, i autorit Bleart Meha.

Në këtë aktivitet kulturor kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Alban Berisha, drejtorë të tjerë të komunës, deputetja e Parlamentit të Kosovës, Ganimete Musliu, zyrtarë, profesorë e mësimdhënës të gjuhës shqipe, si dhe qytetarë të tjerë.

Kryetari Nura e ka përgëzuar me këtë rast autorin e librit, ndërsa ka potencuar përkrahjen e Komunës në krijimtaritë e autorëve të rinj.

Edhe njohësit e letërsisë dhe gjuhës shqipe dhe të tjerët e kanë vlerësuar librin e promovuar, si dhe autorin Bleard Meha.

Share this Article