Distria lufton për të artën, ja rivalja e saj

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 3, 2022
Updated 2022/06/03 at 11:54 AM

Momentalisht është duke u zhvilluar Grand Slam Tbilisi, ku kësaj radhe Kosova është duke u përfaqësuar vetëm nga xhudistja Distria Krasniqi, shkruan Indeksonline.

Kampionia Olimpike është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë në këtë garë, ku tani ka arritur ta prek finalen e këtij Grand Slam-i.

Në rrugëtimin e saj deri te gara për medaljen e artë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Brazili, Maria Taba.

Në çerekfinale, Distria fitoi luftën e saj kundër holandezes, Naomi Van Krevel, kurse në gjysmëfinale e mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.

Tani, në finale, e arta Olimpike do të përballet me xhudisten nga Hungaria Reka Pupp.

Share this Article