Skenderaj/Ish-presidenti Thaçi dërgon mesazh nga Haga (video)

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 6, 2022
Updated 2022/06/06 at 8:37 AM

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherit ish-kryetar i Partisë Demokratike, sot nga Haga u ka dërguar një mesazh aktivistëve dhe zyrtarëve të subjektit që e drejtonte.

Këtë e bëri të ditur, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, gjatë një paraqitje të tij para të pranishmëve në ndejën e sotme të organizuar në këtë komunë, me anëtarë të Partisë Demokratike, shkruan Epoka e Re.

“Teksa ishim duke ardhur me Endritin këtu bashkë, pata rast të komunikoj, të flas me presidentin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell një mesazh”.

”Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, bile nuk e ndi hiç”, citon Nura ish-presidentin Thaçi, t’i ketë thënë gjatë bisedës për të cilën thotë se pati rast ta bënte përmes telefonit, gjatë shkuarjes në organizimin e mbajtur këtë të diele në Drenicë.

Share this Article