Tragjike, vetëvritet 19 vjeçari

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 6, 2022
Updated 2022/06/06 at 9:18 AM

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, ku një 19-vjeçar me inicialet A.K u gjet pa shenja jete në një garazh, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informatave të para, i riu ka kryer vetëvrasje në një lokal, duke u varur në litar.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share this Article