Katër ditë punë në javë – sot fillon pilotprojekti

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 7, 2022
Updated 2022/06/07 at 7:46 AM

Mijëra punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar po e fillojnë një javë pune katërditore nga e hëna pa asnjë zbritje të pagës së tyre në pilot-projektin më të madh të këtij lloji, shkruan Kallxo. com

Ky pilotprojekt, i cili do të zgjasë për gjashtë muaj, përfshin 3,300 punëtorë nga 70 kompani të ndryshme, duke filluar nga ofruesit e shërbimeve financiare deri te një restorant peshku.

Gjatë programit, punëtorët marrin 100% të pagës së tyre për të punuar vetëm 80% të javës së tyre të zakonshme, në këmbim të premtimit se do ta ruajnë 100% të produktivitetit të tyre.

Ky pilot-projekt po udhëhiqet instituti shkencor jofitimprurës ‘4 Day Week Global, Autonomy’ dhe ‘4 Day Week UK Campaign‘ në partneritet me studiues nga Universiteti i Kembrixhit, Universiteti i Oksfordit dhe Kolegji i Bostonit.

Sienna O’Rourke, menaxhere e brendit në Pressure Drop Breëing, një fabrikë birre e pavarur në Londër, i tha CNN Business se qëllimi më i madh i kompanisë ishte ta përmirësonte shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve të saj.

“Pandemia na ka bërë të mendojmë shumë për punën dhe mënyrën se si njerëzit e organizojnë jetën e tyre”, tha ajo. “Ne po e bëjmë këtë për ta përmirësuar jetën e stafit tonë dhe për të qenë pjesë e një ndryshimi progresiv në botë.”/CNN

Share this Article