Shtrenjtohet nafta

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 7, 2022
Updated 2022/06/07 at 2:39 PM

Çmimi i litrës së naftës këtë të martë në Kosovë ka arritur në 1.75 euro, shkruan Telegrafi.

Përveç naftës, rritje të çmimit ka pësuar edhe benzina, një litër e së cilës tashmë kushton 1.77 euro.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, i cili ka thënë se këto çmime janë të larta për gjendjen ekonomike të qytetarëve.

I pyetur se a pritet që këto çmime të rriten edhe më tej gjatë kësaj jave, Berjani tha se nuk mund të paralajmërojë asgjë pasi “ka lëvizje të mëdha në Berzën Ndërkombëtare”.

“Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët tanë. Por, rritja e çmimit të derivateve është duke ndodhur në tërë globin e jo vetëm te ne”, u shpreh ai.

Tutje, tha se qytetarët duhet ta kuptojnë se rritjen e çmimeve e dikton Berza.

Share this Article