Kur vidhet edhe në emër të shërimit

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 8, 2022
Updated 2022/06/08 at 12:19 PM

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka paralajmëruar se do të merren masa ndaj personave që kanë keqpërdorur me fondet e Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, shkruan Telegrafi.

KOHA ka nisur qe më shumë se një javë publikimin e serisë së hulumtimit për abuzimet me këtë program. Hulumtimi disamujor ka ngritur dyshime për keqmenaxhim e humbje të madhe të parasë në kurriz të pacientëve të sëmurë rëndë, e që s’gjejnë shërim në Kosovë.

Lidhur me këtë, Latifi ka thënë se raportimet e tilla tregojnë për një situatë problematike. Ndaj, ka paralajmëruar se organet kompetente do të merren me këto dyshime për keqpërdorime. Po ashtu, ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime serioze në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

“E kam thënë edhe publikisht, nëse ka keqpërdorime me këto fonde, organet kompetente do të merren me të. Ne jemi duke grumbulluar informacionet që po marrim nga qytetarët dhe deputetët”.

“Bordi i Fondit do të ketë ndryshime serioze, edhe do të ketë ndryshime të duhura nëse dikush e ka thyer ligjin, pra e ka keqpërdorur pozitën, do të ketë pasoja”, ka deklaruar ministri të mërkurën, gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi.

Share this Article