Shpërthim me tritol në lokalin e Noizyt në Durrës

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 8, 2022
Updated 2022/06/08 at 6:31 AM

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka ndodhur një shpërthim me tritol në lokalin që është në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, në Durrës, shkruan Koha. net

Sipas raportimit të mediave në Shqipëri, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, derisa gjysmë ore më vonë, Noizy ka dëshmuar para Policisë.

Noizy në dëshmi ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio.

Noizy, para lokalit të tij, e kishte goditur me grushte Cllevion të hënën.

Share this Article