Skenderaj/Hapen edhe disa bunare për ujë të pijshëm

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 8, 2022
Updated 2022/06/08 at 3:02 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se “në saje të bashkëpunimit të mirë mes Komunës së Skenderajt dhe organizatës Qatar Charity, sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hapjen e puseve për ujë të pijshëm, nga kryetari Fadil Nura dhe drejtori i kësaj organizate Esam Dabab.
” Kjo marrëveshje e nënshkruar specifikon detyrat dhe përgjegjësitë e palëve nënshkruese, ku Komuna e Skenderajt do të bëjë vlerësim të aplikacioneve dhe vizita në terren.
Kjo nismë vlerësohet tejet e rëndësishme për qytetarët, kur dihet mungesa e ujit në disa fshatra.
Komuna e Skenderajt, nëpërmjet shërbimeve të saj, do të nis procesin e thirrjes publike, e cila do të përfshijë kriteret e aplikimit për qytetarët e interesuar”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Share this Article