Skenderaj/Lubaveci, Kostërci e Rakinica kërkojnë rrugë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 8, 2022
Updated 2022/06/08 at 7:49 AM

Me gjithë numrin e madh të projekteve të nisura nga komuna e Skenderajt, për fshatrat e saj, në infrastrukturën rrugore, kanalizim, ujësjellës, etj, përsëri ka kërkesa nga qytetarët.

Disa nga ta i kanë shkruar kryetarit të kësaj komune Fadil Nura, në postimin e tij, gjatë ditës së djeshme, teksa kishte vizituar Prekazin e Epërm, ku kishte njoftuar për fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve brenda lagjeve.

Kërkesat kanë të bëjnë kryesisht me rrugë, përkatësisht asfaltim.

Lubaveci, Rakinica, Kostërci, dhe të tjera, janë disa nga fshatrat për të cilat banorët kanë shkruar se kanë nevojë të intervenojë komuna, me realizim të projekteve.

Në disa pyetje të qytetarëve është përgjigjur vetë kryetari, si rasti i fshatit Kostërc, ku ka shkruar se shumë shpejt komuna do të investojë edhe në këtë fshat.

Share this Article