Skenderaj/Pensionohet Hajrije Spahiu

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 8, 2022
Updated 2022/06/08 at 2:54 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se në një ceremoni rasti është përshëndetur Hajrije Spahiu, e punësuar deri më sot në Drejtorinë e Gjeodezisë, Pronës dhe Kadastrit.

“Në një ceremoni rasti është përshëndetur Hajrije Spahiu, e punësuar deri më sot në Drejtorinë e Gjeodezisë, Pronës dhe Kadastrit, e cila arriti moshën e pensionimit, duke lënë prapa vetes fjalë dhe vepra të mira, jo vetëm te kolegët e saj në këtë sektor, por edhe te palët, përkatësisht qytetarët që kishin rastin ta njihnin.

Ngjarja është shoqëruar me fjalë miradije, dhurata, mirënjohje dhe tortë nga kolegët, ndërkaq kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtoresha Aferdita Seferi, e kanë falënderuar për shërbimin tejet profesional gjatë punës në administratë, duke i uruar shëndet bashkë me familjen e saj, nipat dhe mbesat!”.

Share this Article