Pasaportë diplomatike për Valdrin Sahitin, reagon zyra e presidentes Osmani: Nuk i kemi lëshuar asnjëherë askujt

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 9, 2022
Updated 2022/06/09 at 10:05 AM

Këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja nuk ka kompetencë për të lëshuar pasaporta diplomatike, raporton Telgrafi.

Në një postim të shpërndarë në Facebook, ai thotë se Osmani nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt, duke demantuar lajmet se kreatori Valdrin Sahiti është pajisur me një të tillë prej saj.

“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt”, ka thënë Kupina.

Share this Article