Vaksina e re kundër kancerit

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 9, 2022
Updated 2022/06/09 at 6:17 AM

Rezultatet e hershme të testimeve sugjerojnë se vaksinat e personalizuara mund të ndalojnë rikthimin e sëmundjes vdekjeprurëse, shkruan Telegrafi.

Një vaksinë e re e zhvilluar duke përdorur të njëjtën teknologji sikurse BioNTech-Pfizer Covid mund të jetë çelësi për kurimin e kancerit pankreatik.

Në rezultatet e provës së hershme e cila është krijuar për të parandaluar kthimin e tumoreve pas operacionit duke përdor teorinë mRNA – gjysma e pacientëve që u vaksinuan i mbijetuan kancerit 18 muaj më vonë, shkruan Independent, përcjell  Telegrafi.

Vaksina e zhvilluar nga shkencëtarët që punojnë me firmën farmaceutike BioNTech dhe kompaninë amerikane Genentech, ka rritur shpresat për të gjetur më në fund një kurë për kancerin e zakonshëm më vdekjeprurës, i cili merr jetën e 90 për qind të pacientëve brenda dy viteve nga diagnoza.

Rezultatet e provës novatore, të udhëhequr nga Dr Vinod Balachandran në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në New York, u prezantuan në konferencën e American Society of Clinical Oncology në Chikago.

Ata treguan se vaksinat e personalizuara mund të trajnojnë sistemin imunitar për të vrarë qelizat e lidhura me kancerin e pankreasit.

Një provë e ngjashme po zhvillohet gjithashtu për kancerin e zorrëve – Moderna, një prodhues tjetër i vaksinës Covid, po zhvillon gjithashtu trajtime mNRA për kancerin dhe sëmundjet autoimune.

Prova e kancerit të pankreasit në fazën e hershme përfshiu 16 pacientë, të cilëve, pas operacionit për të hequr tumorin, në mënyrë intravenoze iu dhanë tetë doza të vaksinës.

Share this Article