Shqipëria bie në pjesën e dytë ndaj Izraelit, kuqezinjtë pa fitore në dy ndeshje

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 10, 2022
Updated 2022/06/10 at 9:16 PM

Shqipëria ka pësuar humbje në shtëpi nga Izraeli me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës B të kombeve, grupi 2, shkruan Telegrafi.

Ndeshja filloi me vonë, pasi që tifozët shqiptarë hodhën në fushë letra para se të niste përballja.

Shqipëria mori penallti në minutën e 22-të, pasi në zonë u rrëzua Myrto Uzuni, por pasi u shikua nga VAR, penalltia u anulua.

Izraeli kishte rast të mirë me Miguel Victor, por që topi shkoi afër zonës.

Armando Broja kishte dy raste të mira në minutat 37-të dhe 41-të, por në të dyja rastet porta e Ofir Marcianos mbeti e paprekur.

Në kohë shtesë Shqipëria fitoi penallti, kur në zonë u rrëzua Ivan Balliu. Kësaj radhe penalltia qëndroi dhe Armando Broja arriti të shënojë për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pas pak minutash mysafirët me Liel Abada, kanë mundu ta gjejnë epërsinë, por nuk ishte i saktë.

Por izrealitët arritën të shënojnë në minutën e 73-të, ku një goditje e parrezikshme e izraelitëve gjeti Etrit Berishën që devijoi topin, por në zonën e tij e nga ku përfitoi Manor Solomon që shënoi për 2-1.

Share this Article