Skenderaj/Vidhet Golf 7, vlera 10 mijë euro?

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 11, 2022
Updated 2022/06/11 at 6:06 PM

Një veturë Golf 7, pasi ishte marrë në shfrytëzim në një kompani private të veturave me qira, nga një djalë nga fshati Lubavec, gjatë kësaj jave, nuk i është kthyer pronarit të kompanisë, dhe ka ikur bashkë me veturën jashtë Kosovës, ka njoftuar një burim brenda Stacionit Policor, i cili ka thënë se njësitë përkatëse të hetuesisë janë vënë në lëvizje duke hetuar disa pista të dyshimta.
Portali Aktuale, merr vesh se vetura është parë në Shqipëri, çka shtohen dyshimet se e njëjta është dërguar për t’u shitur në tregun e zi. Vlera e veturës llogaritet 10 mijë euro.
Policia ndërkaq e ka të njohur autorin e vjedhjes së veturës, të cilit i janë vënë në ndjekje, fal edhe bashkëpunimit që shteti i Kosovës ka me Shqipërinë.
Për redaksinë tonë, janë të njohur edhe emri i personit të dyshimit dhe kompania private e dhënies së veturave me qira në Skenderaj, dhe do të ruajë konfidencialitetin për shkak të hetimeve.

Share this Article