Skenderaj/Mbi 20 peshkatarë me dhjetëra grepa kapin peshkun rekord?!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 12, 2022
Updated 2022/06/12 at 6:02 PM

Në garën rajonale të peshkimit që është mbajtur në Drinin e Bardhë, ku kanë marrë pjesë më shumë së 20 klube peshkimi e peshkatarë në mesin e të cilëve kishte edhe nga Skenderaj, ka ndodhur befasia më e paparë ndonjëherë.

Për më shumë së dy orë të garës, është kapur vetëm një peshk në mesin e dhjetëra grepave të peshkatarëve profesionist.

Për ironi të fatit, peshku i rënë në grep kishte gjatësinë e 10 cm.

Dhe këtë e arriti klubi i peshkimit nga Klina. Në historinë e garave të peshkimit në Kosovë, nuk ka ndodhur diçka e tillë më parë.

Në këtë garë në përmasa të tilla të pjesëmarrjes, fitues janë vetëm peshqit, kurse peshkatarët që mbesin me gishta në gojë, janë humbës absolut.

Share this Article