Skenderaj/Fillon një projekt tjetër i rëndësishëm

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 13, 2022
Updated 2022/06/13 at 3:48 PM

Komuna e Skenderajt nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka nisur realizimi i projektit për sanimin e defekteve në sistemin e kanalizimit në lagjet e fshatit Prekazi Epërm, i cili ka qenë i bllokuar për shumë kohë duke shkaktuar ndotje të ambientit dhe ka rrezikuar ndotjen e ujit të pijshëm në lagjet “Nezaj” dhe “Brahaj” në këtë fshat.

Për të parë nga afër procesin e punimeve, kanë dalë për vizitë kryetari i Komunës, Fadil Nura bashkë me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.

Ky ka qenë edhe premtim i kryetarit Nura gjatë fushatës parazgjedhore, thuhet në njoftim.

“Ja edhe një tjetër premtim i dhënë publikisht para 6 muajve që po fillon të realizohet sot, me sanimin e defekteve në sistemin e kanalizimit në lagjet “Nezaj” e “Brahaj” në Prekazin e Epërm, si zgjidhje e problemit të banorëve që kanë vuajtur nga bllokimi dha dalja e ujërave të zeza në sipërfaqen e kullotave dhe natyrës plot gjelbërim”, ka thënë kreu i Skenderajt, ka shkruar kryetari Nura në profilin e tij në facebook, sipas të cilit, nga këtu, sanimi do të vazhdojë përgjatë tërë sistemit kudo paraqitet nevoja, përfshirë Lagjen “Kodra” në Prekaz të Poshtëm dhe do të përfundojë në lagjet e fshatit Polac.

Share this Article