Vaksina që shpëton martesat e dështuara

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 13, 2022
Updated 2022/06/13 at 1:42 PM

Një akademike i Universitetit të Oksfordit, ka thënë se ilaçi i ri që ndihmon në shpëtimin e martesave të dështuara mund të jetë i disponueshëm në tre deri në pesë vjet, shkruan Epoka e Re.

Anna Machin, antropologe evolucionare në Universitetin e Oksfordit, ka folur në Festivalin e Shkencës, Cheltenham dhe ka thënë se ka katër kimikate në trurin e njeriut që shpjegojnë pse ne ndjejmë dashuri dhe ato janë dopamina, serotonina, beta-endorfina dhe oksitocina.

Machini ka thënë se tani dihet mjaftueshëm për kiminë e trurit që disa kimikate mund të përshkruhen për të rritur aftësitë tuaja për të gjetur dashurinë ose për të rritur mundësinë që të qëndroni të dashuruar kur kjo gjë të bëhet paksa e ndërlikuar.

“Ka shumë pyetje etike në lidhje me ‘drogat e dashurisë’, se ato janë sigurisht në horizont. Dhe sigurisht që po bëhen kërkime për to”, është shprehur ajo.

Share this Article