Skenderaj/50 mijë euro barna për 6 muaj

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 14, 2022
Updated 2022/06/14 at 1:44 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka pranuar sot kontixhentin e tretë me radhë të barnave të nevojshme për qendrën spitalore, nga kompania farmaceutike “Alkaloid”.

“Kjo është hera e tretë e furnizimit me barna për sistemin shëndetësor në Skenderaj, ndërsa për 6 muajt e fundit spitali i qytetit ka pranuar donacione nga kompani të ndryshme në vlerën e 50 mijë eurove.

Në kuadër të shërbimeve që kryhen jashtë QKFM-së, po realizohet edhe projekti “Buzëqeshja vëzulluese”, i cili parasheh të ofrojë shërbime stomatologjike për nxënësit e klasave të para në të gjitha shkollat e komunës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Share this Article