Votohet në parim Projektligji për pagën minimale

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 14, 2022
Updated 2022/06/14 at 11:41 AM

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim Ligjin për pagën minimale, shkruan Koha. net

Për votuan 68 deputetë, ndërkohë kundër nuk kishte, kurse abstenuan 6 nga Grupi multietnik.

Për këtë ligj ishte debatuar shumë kohëve të fundit, madje edhe ishte organizuar një protestë nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në ligj.

PDK-ja e bojkotoi këtë seancë me arsyetimin se po u bëhet e padrejtë veteranëve.

Share this Article