Skenderaj/Banorët kërkojnë rrugë, trotuare, kanalizim, ndriçim, etj

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 15, 2022
Updated 2022/06/15 at 7:09 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka nisur sot procesin e dëgjimeve për Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2023-2025, në tri bashkësi lokale (Likoc, Qirez dhe Prekaz të Epërm), ku kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtori për Financa e Buxhet Ismet Aliu, drejtori për Urbanizëm Driton Mulaj dhe ai i Shërbimeve Publike Alban Shala.

“Në këto dëgjime kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, të cilët kanë paraqitur kërkesat e tyre për investimeve në vendbanimet e tyre. Kërkesat kanë qenë kryesisht për infrastrukturë rrugore, kanalizime, trotuare, ndriçim publik, etj.

Kryetari Nura ka thënë se të gjitha kërkesat e qytetarëve do t’i marrin parasysh dhe sipas prioriteteve dhe rëndësisë, do të përfshihen në buxhetin e komunës.

Me këtë rast, kreu i Skenderajt ka falënderuar qytetarët pjesëmarrës në këtë cikël të dëgjimeve, duke thënë se ato ndihmojnë shumë në aspektin e hartimit të buxhetit dhe implementimit të projekteve kapitale”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Share this Article