Alarm për bombë në disa shkolla

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 16, 2022
Updated 2022/06/16 at 7:08 AM

Alarm për bombë ka pasur në mëngjesin e sotëm në disa shkolla në rajonin e Gjilanit, përkatësisht në Novobërdë, Kamenicë dhe Ranillug, shkruan Kallxo. com

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i “Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se informata për bombë policia i ka pranuar përmes adresave zyrtare të shkollave.

“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut, se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba (mjet shpërthyes)”, ka thënë ai.

Tutje ai ka treguar se Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç.

Ai po ashtu ka thënë se për momentin nuk ka vend për panik.

Kohët e fundit alarme për bomba ka pasur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe në një aeroplan që kishte ardhur nga Roma në Aeroportin e Prishtinës.

Share this Article