Sot protestojnë veteranët, shihen forca të shumta të policisë pranë qeverisë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 16, 2022
Updated 2022/06/16 at 8:07 AM

Sot veteranët e luftës së UÇK-së do të protestojnë para Qeverisë e para Kuvendit, pasi janë përjashtuar nga rritja e pensioneve e cila ka qenë e lidhur me pagën minimale. Kjo është protesta e dytë brenda një kohe të shkurtër e veteranëve, e cila po kontrollohet nga forca të shumta të policisë përfshirë edhe njësinë speciale të saj. Kjo është edhe një formë e kërcënimit të veteranëve me prezencë të shumtë të policëve.
Më herët, çdo rritje e pagës minimale ka nënkuptuar edhe rritjen e pensioneve të veteranëve kurse tash qeveria e Albin Kurtit ka ndryshuar ligjin duke lënë me pension të njejtë veteranët e luftës së UÇK-së.
Qeveria Kurti duket se nuk i ka fare në qejf veteranët e luftës pasi shumë zyrtarë të saj kanë dhënë deklarata publike kundër figurave të luftës e rrjedhimisht edhe kundër UÇK-së. Në ditën e çlirimit të Kosovës me 12 Qershor, ministrja e jashtme Donika Gërvalla nuk përmendi fare UÇK-në duke nxitur reagim të madh në opinionin publik.

Share this Article