Skenderaj/Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme, kjo është çështja

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 17, 2022
Updated 2022/06/17 at 8:33 AM

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për sot, me të vetmen pikë të rendit të ditës emërtimin e palestrës sportive në Skenderaj me emrin e heroit Ilaz Kodra. Kjo është bërë në shenjë nderimi dhe respekti për luftën dhe sakrificën e komandantit të brigadës 114 Ilaz Kodra, i cili ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së duke organizuar luftëtarët e parë e më vonë duke udhëhequr brigadën 114 të Zonës Operative të Drenicës deri në rënien e tij me 30 Prill 1999.
Palestra e re është e standardeve të larta dhe do të përdoret për aktivitet të shumta kulturore e sportive nga Komuna por edhe nga federatat e ndryshme.

Portali Aktuale raporton se për propozimin e kryetarit Nura kanë votuar të gjithë anëtarët e Kuvendit.

Share this Article