Skenderaj/Fillon pastrimi i parqeve publike dhe lumit “Klina” (Foto)

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 20, 2022
Updated 2022/06/20 at 10:01 AM
default

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka filluar një aksion i madh i pastrimit të qytetit, parqeve publike dhe lumit “Klina”

“Dita e sotme ka nisur me aksionin e pastrimit të hapësirave publike, kryesisht në zonën afër Lumit “Klina”, nga punëtorët e Ndërmarrjes Lokale Publike “Eko Natyra”.

default

Angazhimi i tyre në pastrim është përqendruar te parqet “Ilaz Kodra” dhe “Idriz Rreci” dhe paralelisht me to, ka filluar edhe pastrimi i shtratit të lumit në qytet.

Duke u ndërlidhur me aksionin e pastrimit të qytetit, kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka uruar fillim të mbarë të javës, duke përmend angazhimin e autoriteteve komunale për të mirëmbajtur qytetin në çdo hapësirë publike dhe lumin tonë të vetëm”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Share this Article