Skenderaj/Klasat nga 6 deri 9 zhvillojnë procesin mësimor në gjimnazin e vjetër?

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 20, 2022
Updated 2022/06/20 at 8:36 AM

Ka të ngjarë që procesi mësimor për klasat nga VI deri tek e IX të zhvillohet në objektin e vjetër të gjimnazit “Hamëz Jashari”, për vitin e ri shkollor 2022-2023.

Një burim brenda Drejtorisë së Arsimit në komunën e Skenderajt, ka thënë se po shqyrtohen disa nga mundësitë që kanë të bëjnë me procesin mësimor për t’u zhvilluar në objektin i cili aktualisht është përfshirë në renovim.

“Jemi duke analizuar situatën dhe rrethanat aktuale. Ajo që është e sigurt është se ka kërkesa të mëdha për regjistrim në Shkollën “Shaban Jashari”, dhe marrë parasysh këtë fakt, po shqyrtohet mundësia që niveli nga klasa VI deri në klasën e IX, të zhvillojë procesin mësimor në gjimnazin e vjetër”, thotë burimi.

Sipas asaj që portali Aktuale merr vesh, disa nga opsionet që janë në tavolinë, do t’i prezantohen kryetarit të kësaj komune, i cili bashkë njohësit e arsimit, do të nxjerrin një vendim përfundimtar për të ardhmen e gjimnazit të vjetër.

Share this Article