Skenderaj/Edhe 2 kamionë në funksion të grumbullimit të mbeturinave

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 21, 2022
Updated 2022/06/21 at 4:18 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka pranuar sot dy kamionë të rinj, donacion nga Banka Gjermane për Zhvillim dhe GIZ-i gjerman, në kuadër të garës për mjedis të pastër, në një ceremoni të organizuar në Prizren, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe kryetarë tjerë të komunave të Kosovës, ambasadori gjerman në Kosovë, dhe të ftuar të tjerë.

Kryetari Nura është shprehur i lumtur me këtë donacion, duke thënë se tashmë shtrirja e grumbullimit të mbeturinave do të jetë më e madhe dhe do të përfshijë të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Share this Article