Skenderaj/Këto janë fshatrat ku ka filluar asfaltimi i rrugëve

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 22, 2022
Updated 2022/06/22 at 2:46 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ditë po realizohen një sërë projektesh infrastrukturore si në rrugë, kanalizim, ujësjellës dhe të tjerë, me qëllim të ngritjes së cilësisë së jetesës së qytetarëve.

“Kështu, në Kostërc ka nis asfaltimi i rrugëve brenda fshatit, në kuadër të projektit të ri të nisur para pak kohësh, dhe i cili parasheh kompletimin e rrjetit rrugor në gjithë fshatin.

Edhe në Qirez dhe Baks kompania e kontraktuar nga Komuna e Skenderajt, ka nisur implementimin e projektit rrugor, i cili parasheh asfaltim të rrugëve dhe degëzimeve në këto dy fshatra.

Për të parë ecurinë e punimeve, sot kanë dal në terren kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizim dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.

Ata kanë diskutuar edhe me banorët vendas, duke i njoftuar me detajet e projektit si dhe afatet e realizimit të tij.

Këto projekte janë përmbushje e premtimeve të qeverisjes Nura për përfshirjen e të gjithë banorëve pa dallim, në infrastrukturën rrugore”, thuhet në njoftim.

Share this Article