Ekskluzive/Në Skenderaj kapet sasi e barnave pa dokumentacion

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 24, 2022
Updated 2022/06/24 at 9:47 AM

Inspektorët e komunës së Skenderajt kanë konfiskuar një sasi të barnave pa dokumentacionin përkatës, shkruan portali Aktuale, bazuar në pohimet e burimeve brenda komunës.

Ngjarja ka ndodhur sot paradite në një nga barnatoret e qytetit, pronari i të cilës nuk mund të paraqes dokumentet e prejardhjes së medikamenteve.

Sipas burimit, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, kurse sasia e barnave është dërguar në vend të sigurt, ndërsa pritet asgjësimi i saj.

Share this Article