Skenderaj/Papërgjegjësia e kompanive private, lë pa ujë tërë komunën

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 25, 2022
Updated 2022/06/25 at 10:15 AM

Kompania e Ujësjellësit në Mitrovicë ka njoftuar se “si pasojë e dëmtimit të gypit të ujit të pijes në rrugën ” Faik Jashari” i tërë Skenderaj ka mbetur pa ujë të pijes.
Ekipi i ujesjellësit tashmë është në vend të ngjarjes dhe pritet që furnizimi me ujë të pijes të rikthehet së shpejti për Skenderaj por rruga ku ka ndodhur dëmtimi do të vazhdoj të mbetet pa ujë deri në sanimin e gypit nga ana e kryesit të punimeve.
Me këtë rast apelojmë tek kompanitë private që me rastin e punimeve në teren ta konsultojne ujësjellësin paraprakisht në menyrë që mos të vijmë në këso situata”.

Share this Article