Deputetit të Vetëvendosjes iu vodhën 50 mijë euro kesh, ishin të padeklaruara

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 27, 2022
Updated 2022/06/27 at 7:02 AM

Deputetit të Vetëvendosjes Mirsad Shkreta i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij. Këto para Shkreta nuk i kishte të deklaruara në Agjensionin Kundër Korrupsionit ashtu siç kërkohet me ligj. Kjo ka nxitur reagimin e madh të qytetarëve pasi vetëm pak ditë më parë Shkreta kishte votuar kundër tërheqjes së mjeteve të qytetarëve nga trusti pensional kurse një shumë kaq të majme të parave kesh ai e mbante në banesën e tij.
Ky deputet i Vetëvendosjes është duke e vuajtur rëndë vjedhjen e 50 mijë eurove. I kontaktuar nga mediat ai ka konfirmuar se është duke e kaluar një ditë të keqe. “Më lini të qetë. Po më shqetësoni”.
Deputeti Shkreta me datën 24 qershor ka njoftuar Policinë për një rast të vjedhjes në banesën e tij. Ai nuk kishte qenë në banesë një ditë të tërë. Kur ishte kthyer kishte vërejtur që e ka pasur aty një mysafir të paftuar.
Ai i ka thënë Policisë se hajni e ka dëmtuar rëndë. Ia ka vjedhur 50 mijë euro. Ka pohuar para policëve se një pjesë e atyre parave nuk kanë qenë të tija, por të baxhanakut të tij. Hetimet po vazhdojnë!

Share this Article