Skenderaj/Kryetari Nura sot në Likoc për të prezantuar një projekt milionësh

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 27, 2022
Updated 2022/06/27 at 6:55 AM

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot do të nis ciklin e diskutimeve publike, lidhur me projektet e ndërtimit të subqendrave në bashkësitë lokale.

Ai i kishte premtuar këto projekte gjatë fushatës parazgjedhore, ndërsa synim kanë transformimin e qendrave të bashkësive lokale.

Sipas një njoftimi që është shpërndarë në facebook, nga komuna e Skenderajt, dëgjimi i parë do të mbahet sot në Likoc, në shkollën fillore të fshatit “Fehmi Rama”.

Në këtë diskutim do të paraqitet drafti parafinal i projektit të detajizuar për subqendrën e Likocit.

Zyra për Informim njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij takimi, ku janë ftuar publikisht banorët dhe përfaqësuesit e lagjeve.

Share this Article