Skenderaj/Në më pak se një javë fillon të përmbushet premtimi

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 27, 2022
Updated 2022/06/27 at 12:08 PM

Javën e kaluar në një takim me banorë të lagjeve në fshatin Qirez, kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura i shoqëruar edhe nga nënkryetari Sami Lushtaku e drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, kishte dëgjuar ankesat e tyre rreth mungesës së infrstrukturës rrugore dhe vështirësive që kanë.

Pasi kishin dëgjuar kërkesat e tyre, kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, u zotuan se shumë shpejtë do të nisin punimet për realizimin e projektit rrugor.

Kështu, sot, kompania e kontraktuar nga autoritetet komunale, ka nisur punën për të asfaltuar rrugët e lagjeve.

Në një njoftim të komunës në facebook, thuhet “ende pa u bërë një javë prej vizitës së kryetarit Fadil Nura dhe nënkryetarit Sami Lushtaku, të cilët premtuan fillim të shpejtë të punimeve për asfaltimin e rrugëve, ka nisur realizimi i projektit në fshatin Qirez”.

Share this Article