Skenderaj/QKMF pranon automjet të ri

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 27, 2022
Updated 2022/06/27 at 11:16 AM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka pranuar sot një automjet, donacion nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ka deklaruar se para dy muajve i ka bërë kërkesë ministrisë përkatëse, për të ndihmuar QKMF-në me një automjet, për nevojat e përditshme që ka kjo qendër.

Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur pozitivisht Komunës së Skenderajt, duke i dhuruar automjetin që do të shfrytëzohet në kuadër të ofrimit të shërbimeve dhe nevojave që ka institucioni shëndetësor.

Me këtë rast, zgjerohen edhe më shumë kapacitetet e QKMF-së, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve urgjente dhe ofrimin e ndihmës së shpejtë.

Share this Article