Skenderaj/Rruga e Qirezit, nëma e veturave

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 27, 2022
Updated 2022/06/27 at 12:25 PM

Pas kërkesave të shumta nga banorët e fshatrave rrezë Qyqavicës, për të intervenuar në udhëkryq në vendin Gofile, dhe në hyrje të fshatit Qirez, ku rruga është dëmtuar në shkallë të lartë, komuna e Skenderajt duket të ketë marrë me seriozitet shqetësimin e banorëve vendës.

Sot, sipas fotografive që kanë dërguar lexuesit e portalit Aktuale, makineria e kompanisë së kontraktuar, ka dal në vendin e ngjarjes, ku po punohet për të riparuar pjesët e rrugës së dëmtuar.

Më së shumti është dëmtuar pikërisht në udhqkryq, ku ka pas edhe dëmtime dhe avari të veturave.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, kishte premtuar vetëm pak ditë më parë intervenimin e nevojshëm për të rregulluar rrugën.

Portali Aktuale merr vesh se pas pak ditësh do të nisin punimet e rregullimit të tërësishëm të infrastrukturës rrugore që shpie në Qirez.

Share this Article