Skenderaj/Dhjetëra projekte të reja kapitale

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 29, 2022
Updated 2022/06/29 at 12:09 PM

Në një njoftim të Zyrës për Informim të Komunës së Skenderajt, thuhet se komuna është kthyer po thuajse në një kantier ndërtimi, me projekte të shumta të reja që kanë nisur në infrastrukturën rrugore, duke ndërtuar rrugë të reja në fshatra, në rrjetin e kanalizimit, kyçje individuale në ujësjellës, trotuare, zgjerim rrugësh, ndriçim publik, projekte bujqësore, pa munguar edhe angazhimi i mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe parqeve.

“Ndër premtimet kryesore të kryetarit Fadil Nura dhe nënkryetarit Sami Lushtaku ka qenë ndërtimi i subqendrave në bashkësi lokale, plani i të cilës është transformimi modern i bashkësive lokale.

Për dy prej tyre këtë javë u organizuan diskutimet e nevojshme me qytetarë në Likoc dhe Runik, kurse sonte do të mbahet diskutim publik në Qirez, që shënon hapin e parë formal para fillimit të punimeve.

Edhe fasadimi i objekteve banesore në Sheshin “Adem Jashari” ka qenë premtim. Janë 11 objekte që do të trajtohen, disa prej të cilave janë në përfundim e sipër.

Një projekt tjetër i rëndësishëm që filloi të martën, është ai i ndërtimit të unazës së brendshme rrugore. Më saktësisht, dje filluan punimet për ndërtimin e rrugës që lidh rrugën “18 Qershori”, përkatësisht në krahun e gjykatës, për të vazhduar me lidhje në rrugën “Ahmet Delia”, që kalon prapa postës. Ky projekt parasheh parkingun nëntokësor për banorët rezident të lagjes I, mbi sipërfaqen e të cilës do të ndërtohet një park atraktiv dhe këndi i lojërave.

Brenda 7 muajve që kryetari Nura nisi mandatin, në terren janë dhjetëra projekte të reja kapitale të nisura, duke u përgjigjur kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, e të cilat janë premtime të tij para se të nis punën si kryetar komune.

Në një deklarim para mediave, kryetari Nura, duke u ndërlidhur me punimet e shumta dhe projektet që po realizohen, ka thënë se ky angazhim është dëshmi e zotimit të qeverisjes së tij se prioritet është puna duke u shërbyer qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Share this Article