Skenderaj/Nëndega më e fuqishme e PDK-së, është ajo e Prekazit të Epërm

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale June 30, 2022
Updated 2022/06/30 at 1:08 PM

Një ndër nëndegët më të fuqishme të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Skenderaj, llogaritet të jetë ajo e Prekazit të Epërm.

Kjo nëndegë ka dal fituese me përqindje të lartë në zgjedhjet e fundit lokale të tetorit të vitit të kaluar, me rreth 1 mijë vota.

E gjithë kjo e arritur i atribuohet Haxhi Bejtës. Ai është kryetar i nëndegës së PDK-së në Prekazin e Epërm. Bashkëvendësit e tij e vlerësojnë kontributin dhe angazhimin e Bejtës në fuqizimin e nëndegës, bashkimin e strukturës organizative e politike si dhe rritjen në numër të votave zgjedhje pas zgjedhjeve.

Bejta është ndër të respektuarit në fshatin e tij, mbase edhe më larg. Kjo për shkak të ndihmës së madhe që ka ofruar për bashkëvendësit e tij dhe njihet për aktivitetin e tij të madh për përkrahje të bashkëqytetarëve nga Prekazi i Epërm.

Ndërkaq sa i takon Degës së PDK-së në Skenderaj, ai është anëtar i Kryesisë, ku e gjithë struktura e respekton dhe e njeh angazhimin dhe kontributin që prej angazhimit të tij politik.

Share this Article