Skenderaj/Hapet panairi i prodhimeve vendore

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale July 6, 2022
Updated 2022/07/06 at 12:30 PM

Në komunën e Skenderajt është hapur panairi “Mbështesim prodhuesit vendor Skenderaj 2022”, nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion e Komunës së Skenderajt, ku prodhuesit vendor nga Skenderaj dhe më gjerë, kanë ekspozuar produktet e tyre ushqimore, veshje tradicionale dhe prodhime të tjera.

Në përurimin e këtij panairi ka marrë pjesë nënkryetari Sami Lushtaku, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion, Besarta Meha – Ademi, drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Veri, Rreze Duli dhe të tjerë.

Nënkryetari Lushtaku, duke bashkëbiseduar me prodhuesit pjesëmarrës të këtij panairi, është shprehur i interesuar për produktet e ekspozuara, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të vizitojnë panairin dhe të bëjnë blerje të prodhimeve vendore.

Komuna e Skenderajt ka plane konkrete për t’i mbështetur prodhuesit vendor, nëpërmjet programeve të subvecnionimit dhe mbështetjes direkte për bujqit dhe kultivuesit e produkteve ushqimore.

Share this Article