Skenderaj/Kjo është qendra tregtare që për mashtrim me çmime, u gjobit 500 euro

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale July 6, 2022
Updated 2022/07/06 at 2:17 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se në saje të bashkëpunimit të mirë me qytetarë, të cilët po tregojnë qytetari të lartë, duke bashkëpunuar me institucionet komunale, Inspektorët e Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Skenderajt, kanë gjobitur njërën nga qendrat e mëdha tregtare, pasi është konstatuar mashtrim me çmimin e produktit ushqimor.

Portali Aktuale merr vesh se ETC është qendra tragtare që është gjobitur.

Sipas aktvendimit zyrtar të Drejtorisë së Inspekcionit, qytetari që e ka denoncuar rastin, ka paguar produktin me çmimin prej 3.79 euro, edhe pse i njëjti ka qenë në zbritje 3.19 euro.

Inspektorët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë vlerësuar dëshmitë, kanë konstatuar veprën, e cila bie në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtje të Konsumatorit. Për këtë shkelje, qendra tregtare është gjobitur në vlerën e 500 eurove.

Komuna e Skenderajt fton të gjithë qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin e deritanishëm me Komunën e Skenderajt, e cila nuk do të bëjë përjashtime kur vihet në pyetje interesi i qytetarit, në mirën e përgjithshme publike.

Share this Article