Skenderaj/Komuna publikon listën e përfituesve për hapje të bunarëve

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale July 18, 2022
Updated 2022/07/18 at 2:44 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se janë nënshkruar kontratat me 63 përfituesit e projektit të përbashkët mes Komunës së Skenderajt dhe organizatës Qatar Charity, për hapjen e puseve me ujë të pijshëm, për familjet që nuk kanë furnizim të ujit dhe kanë kushte të rënda ekonomike.

“Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka thënë se është i vetëdijshëm se edhe shumë qytetarë tjerë që kanë aplikuar mund të kenë mbetur jashtë listës përfituese, por ka siguruar se do të ketë edhe projekte të tjera, me donatorë dhe organizata të ndryshme, që pastaj numri i përfituesve do të jetë më i madh”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Share this Article