Skenderaj/Shpërthejnë gypat e furnizimit, uji gati t’i merr banorët e ndërtesës së bardhë (video+foto)

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale July 21, 2022
Updated 2022/07/21 at 7:45 AM

Ndërkohë që po ballafaqohemi me reduktime të ujit gjatë këtyre ditëve ku temperaturat po regjistrohen në shkallën 35 gradë, sistemi i furnizimit me ujë në njërën nga ndërtesat në sheshin “Adem Jashari” është jashtë funksioni dhe në avari të plotë, për pasojë uji ka shpërthyer në gypat e sistemit dhe ka rrjedhje të vazhdueshme.

Një video që e ka dërguar një qytetar i ndërtesës së bardhë, shihet rrjedhje e vazhdueshme e ujit nga gypat e furnizimit në sistemin e ujësjellësit në hapësirat e bodrumit.

Menaxhmenti i kompanisë së ujësjellësit për komunën e Skenderajt, ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret për të sanuar defektet e paraqitura, thonë banorët e ndërtesës.

Ata thonë të kenë lajmëruar për situatën menaxhmentin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, por deri më tani askush nuk u është përgjigjur shqetësimeve të tyre.

Edhe portali Aktuale ka provuar të marrë në telefon Ilaz Halilin si autoritet përgjegjës për komunën e Skenderajt, por ka qenë e pamundur të vihet kontakti.

Share this Article