Skenderaj/Një i vrarë e dy të plagosur në Baks

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale July 23, 2022
Updated 2022/07/23 at 7:23 PM

Një person është vrarë dhe dy tjerë kanë mbetur të plagosur, sot në orët e pasditës, pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur ndërmjet vete.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Baks.
Sipas burimeve të Aktuales në QKMF në Skenderaj, viktima nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve nga shkrepja e armës, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë të plagosurit janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Share this Article