Skenderaj/Qeverisja Jashari dhe Qeverisja Nura? Ja cila prej tyre është më e kujdesshme dhe më efikase në shpenzimin e parasë publike

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale July 25, 2022
Updated 2022/07/25 at 8:08 AM

Bazuar në raportin e realizimit të buxhetit publik në periudhën janar – qershor, kategoria e investimeve kapitale ka shënuar rritje gjatë vitit 2022 krahasuar me vitin paraprak. Derisa në vitin 2021 për investime kapitale ishin realizuar 390,880 euro, në vitin aktual për këtë kategori janë realizuar 546,536 euro, shkruan Portali Aktuale.

155 mijë e 656 euro është ndryshimi më i lartë në qeverisjen Nura sesa qeverisja e mëparshme e ish-kryetari Bekim Jashari, sa i përket kategorisë së investimeve kapitale. Në fakt, edhe në teren me punë vërehet ndryshimi i shifrave. Në më pak se 4 muaj (që prej se kushtet klimatike u përmirësuan) në qeverisjen Nura filluan dhjetëra projekte kapitale, në infrastrukturën rrugore, kanalizime, ujësjellës, mirëmbajtje të parqeve dhe projekte të tjera kapitale, siç janë fasadimi i objekteve banesore, që ishte edhe premtim i kryetarit aktual Fadil Nura, ndërtimi i unazës së brenda në qytet dhe projekte të tjera.

Sipas raportit zyrtar të Drejtorisë për Financa dhe Buxhet, edhe të kategoria paga dhe metidje ka ndryshime në shifra.

Në vitin 2021 për periudhën 6 mujore për këtë kategori ishin shpenzuar 4,194,482 euro, ndërkaq në periudhën 6 mujore të vitit aktual, janë shpenzuar 4,056,364 euro.

138,118 euro është ndryshimi në periudhën e njëjtë të raportimit por në vite të ndryshme. Më saktësisht, qeverisja Nura del të ketë shpenzuar më pak për paga dhe mëditje sesa qeverisja Jashari.

Share this Article