Komuna e Skenderajt hap konkurs për punëtor teknik (3)

Aktuale Lajme
Aktuale Lajme February 11, 2023
Updated 2023/02/11 at 10:26 AM

Bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, neni 62 të Ligjit për Vetqeverisjen Lokale
nr.03/L-040 dhe nenit 4,5 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave
të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Pozita: Punëtor teknik

  1. Punëtor/e teknik – në shfmu “Azem Bejta” – Prekaz i Epërm
  2. Punëtor/e teknik – në gjimnazin “Hamëz Jashari” – Skenderaj
  3. Punëtor/e teknik – në shmlp “Anton Çetta” – Runik

Koeficienti : 4.0
Lloji i vendit të punës: me orar të plotë
Numri i pozitave: tre (3) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës :
– Të pastrojë dhe mirëmbajë të gjitha ambientet e shkollës, të mirëmbajë dhe pastrojë sipërfaqet
e gjelbëruara të shkollës.
– Të ruajë mirë pasurinë e institucionit edukativo-arsimore dhe ta përdorë atё me kujdes.
– Tё identifikojë, tё evidentojë, tё llogarisë dhe të planifikojë në afate periodike, tё caktuara nga
drejtori, shpenzimet qё krijohen me amortizimin ose harxhimin e mjeteve tё punës.
– Të mirëmbajë objektin, të kujdeset për shpenzimet e lёndёve djegëse, ruajtjen e pajisjeve pёr
mirëmbajtje tё higjienës dhe, sipas nevojës, t’ia prezantojë drejtorit planifikimin e përgjithshëm tё
shpenzimeve tё institucionit edukativo-arsimor për çështjen e higjienës.


Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
  • Të kenë të mbaruar Shkollën e Mesme të Lartë
  • Përvoja e punës ( nëse posedon )
    Dokumentet e nevojshme për aplikim:
  • Aplikacioni
  • Diploma e shkollimit të mesme të lartë
  • Certifikatën që nuk është nën hetime
  • Letërnjoftimin (kopje)
    Konkursi në web-faqen e komunës hapet nga data 10.02.2023 deri me datën 24.02.2023, afati i
    konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në webfaqen zyrtare të Komunës së Skenderajt.
    Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr.13.
Share this Article