Sërish dështon Hysni Mehani

Aktuale Lajme
Aktuale Lajme March 10, 2023
Updated 2023/03/10 at 5:44 PM

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të parashtruar nga Hysni Mehani nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me dyshimet në rastin e dhënies së pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim.

Aktuale sipas burimeve të besueshme merr vesh se aktvendimi zyrtar i është dërguar kryetarit të komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ndaj të cilit Mehani ka bërë kallëzin penal. Nuk është rasti i parë që Mehani merr përgjigje jo të dëshiruar nga ana e tij.

Në fakt, kjo është sata herë që insitucionet mbikëqyrëse të pushtetit lokal nuk gjejnë asgjë që bie ndesh me normat rregullative dhe ligjore.

Kryetari Nura mbase mund të ketë përparësi në këtë rrafsh, për faktin se çështjet juridike, meqë edhe vet është jurist, i njeh po aq mirë sa pushtetin lokal.

Share this Article