Rrezik për Drenicën!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale March 16, 2023
Updated 2023/03/16 at 8:37 AM

Skuadra e Drenicës ka regjistruar bilanc negativ në ndeshjet e fundit, duke e rrezikuar tej mase mbetjen në super ligën e Kosovës në futboll.

Pavarësisht disa përforcimeve të kohës së fundit, kuqezinjtë nuk shfaqen pozitivitet në fushë. Madje, humbjet e fundit, me Trepçën që përmbysi rezultatin dhe Dukagjinin së fundi – dy humbje të njëpasnjëshme, e gjejnë Drenicën në fundin e tabelës me 23 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Skenderaj është me Prishtinën, e cila shihet favorite, edhe pse kuqezinjtë luajnë në shtëpi.

Kalendari i ndeshjeve për Drenicën në vazhdim nuk duket aq i lehte, tani kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u luajtur.

Mbetet të shihet në pjesën e mbetur të garave se a do të mund të mbijetojë edhe kësaj here – prej shumë të tjerave.

Ajo që dihet deri më tani është se KF Drenica asnjëherë nuk ka rënë nga liga elitare e futbollit kosovar.

Share this Article